Shkup, 24 shtator – Bashkimi Demokratik për Integrim ka qëndruar në Komunën e Sarajit ku para banorëve të kësaj Komune u është bërë me dije se 30 shtatori është një moment historik që nuk duhet lëshuar pa votuar Për Maqedoninë në aleancën më të madhe ushtarako-politike, NATO.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para të pranishmëve tha se vendi ndodhet në situata shumë të rëndësishme, vendimmarrëse dhe vendimtare për të ardhmen e vendit, për ne shqiptarët dhe gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.
`30 shtatori është ditë që nuk përsëritet pasi me 30 shtator vendoset fatet e këtij vendi. A do të ec ky vend përpara apo do të vendnumëroj dhe do të qëndroj në pozitat të padefinuara. Për çdo natë jepen porosi nga president të vendeve të Evropës, këta janë miqtë tanë dhe e duan të mirën e vendit tonë, të mirën e Maqedonisë. Këta bëjnë thirrje që qytetarët tanë ti përgjigjen pozitivisht 30 shtatorit dhe të votojnë PËR marrëveshjen, të votojnë për NATO-në, të votojnë për BE, të votojnë për paqen, stabilitetin, sigurinë, ardhmërinë, sundim të ligjit dhe shtet ligjorë. Bojkoti është arma e të ligut, bojkoti nuk është kategori e demokracisë që ne e kemi instaluar në vend. Nga ne pritet që me 30 shtator është ti gëzohemi suksesit, të gjithë të dalim e të propagandojmë e të votojmë për Maqedoninë në NATO,` u shprehë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Të pranishëm në Komunën e Sarajit, ishte Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, Sadulla Duraku, kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti dhe deputeti i Artan Grubi. Gjatë ditës së nesërme me fillim në ora 19.00 do të mbahet tubim nën organizim të shtabit qëndror për referendum të BDI-së, në sheshin Skënderbeu në Shkup