Tetovë, 22 dhjetor – Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka ftuar të gjithë kryetarët e partive politike shqiptare në një takim ditën e nesërme. Këtë e ka bërë të ditur në emisionin ”Zig, zag” në Tv Art zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani. Takimi do ketë për qëllim diskutimin mes partive politike shqiptare në Maqedoni për mbrojtjen e interesave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni si dhe unifikimin e faktorit politik shqiptar.