Sot në Ambasadën Amerikane në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar takim të ërbashkët pune me Zv Ambasadoren e SHBA në Shkup, Micaela Schweitzer-Bluhm dhe Ambasadorin e Bashkimit Evropian ne Maqedoni, Samuel Zhbogar, raporton Aktuale.mk
Kryetari Ahmeti bisedoi me bashkëbiseduesit rreth zhvillimeve në lidhje me formimin e qeverisë së re reformuese me c’rast përsëriti që Bashkimi Demokratik për Integrim është i përkushtuar tërësisht për ti zbatuar reformat e kërkuara nga komuniteti ndërkombëtar, integrimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian, marrëdhënie të mira ndëretnike, por edhe zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës.
Hapat e parë që do ti ndermërr shumica e re parlamentare janë zgjidhja e ngërcit me pushtetin lokal si dhe shfuqizimi i testimit ekstern si dy cështje imediate.
Ahmeti theksoi që në 16 vite veprimtarie në kuadër të BDIsë, asnjëherë ska patur zhgënjim në qëndrimet miqësore dhe dashamirëse të komunitetit ndërkombëtar, prandaj edhe kërkoi ndihmën e SHBAve dhe BEsë që të tejkalojmë sfidat para nesh dhe ta ndihmojnë integrimin e shpejtë të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.