Shkup, 1 mars – Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pasdite ka realizuar takim me liderin e LSDM, Zoran Zaev në selinë e partisë së LSDM. Takimi ndodh pasi Zaev ka dorëzuar nënshkrimet presidentit të shtetit Gjorge Ivanov, i cili duhet t’i japë mandatin për formimin e Qeverisë së re. BDI sot pasdite pas takimit me ambasadorin e Suedisë në Maqedoni ka deklaruar se ende nuk është sjellë vendim nëse do të mbetet në opozitë ose do të jetë pjesë e Qeverisë së re. (koha.mk)