Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev i cili është mandatar për formimin e Qeverisë së re, sot në orën 12.30 ka filluar bisedimet për kabinetin e ardhshëm qeveritar me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).
Takimi mbahet në selinë e LSDM-së ku Ahmeti arriti saktë në kohë, por se nuk dha deklaratë për media. Pas takimit me Ahmetin, duhet të vijojnë bisedimet edhe me përfaqësuesit e partive të përbërjes së re të shumicës parlamentare, respektivisht me koalicionin Rilindje me Besë dhe Aleanca për Shqiptarët. Sipas të njëjtit burim, pritet bisedimet të vijojnë edhe gjatë uikendit.