Bashkimit Demokratik për Integrim mbrëmë në Komunën e Pllasnicës zyrtarisht filloi fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve lokale 2017 me prezantimin e kandidatit për kryetar të kësaj komune Ismail Jahovski. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti para të pranishmëve tha se zgjedhjet lokale që do të mbahen me 15 tetor janë tejet te rëndësishme për BDI-në, meqë qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejt zgjedhin përfaqësuesit e tyre lokal, të cilët ofrojnë zgjidhje për nevojat dhe kërkesat e përditshme të qytetarëve, të cilët ata i përfaqësojnë.
“Dua nga ju zgjedhje të qeta e demokratike, pa presion dhe të votoni lirshëm pa frikë për vëllaun tonë dhe të juajin Ismail Jahovski. Unë kam ardhur këtu që t’ju siguroj juve se unë marrëveshje të fshehta dhe sekrete nuk bëj. Sot, unë këtu përmes jush të gjithë atyre që përhapin thashetheme e që përkrahin kandidatët e palëve të tjera, t’ju thoni hajdeni me ne se pse fitorja është me Ismailit Jahovski, i cili është vlerë dhe vlerat dinë gjithmonë të krijojnë vlera. Misioni i Ismailit duhet të vazhdojë sepse na kanë mbetur edhe shumë punë për të bërë, e ke mbështetjen e plotë të Bashkimit Demokratik për integrim, e ke mbështetjen e plotë të deputetëve dhe ministrave shqiptarë e ke dhe mbështetjen edhe te banorëve të komunës së Pllasnicës dhe ju banorët e Pllasnicës e keni mbështetjen e fortë të Bashkimit Demokratik. Prandaj ecni përpara guximshëm dhe fitorja është e Ismailit. Bashkimi Demokratik për integrim nuk është parti që bën fushatë vetëm kur kemi zgjedhje por edhe pas zgjedhjeve BDI vazhdon të realizon të gjitha ata projekte që i paraqesim para jush” tha Ahmeti.
Ndërkaq, kandidati për kryetar Ismail Jaovski tha se banorët e komunës së Pllasnicës i kanë borxh të madh Bashkimit Demokratik për Integrim e në veçanti kryetarit Ali Ahmeti që me 15 tetor të votojnë për kandidatin e BDI-së. “Është nder dhe privilegj që Bashkimi Demokratik për Integrim në krye me kryetarin Ali Ahmeti fushatën për zgjedhjet lokale ta fillon pikërisht nga komuna e Pllasnicës. Kjo dëshmon se komuna e Pllasnicës gjithmonë ka qene prioritet i Bashkimit Demokratik Për Integrim para Tetovës , Gostivarit apo Shkupit. Ali Ahmeti pas vitit 2001 arriti që komunë e Pllasnicës ta bëjë më infrastrukturë moderne duke kontribuar kështu në punësimin e një numër të madh të rinjve në institucionet të ndryshme shtetërore dhe në mënyrë direkte jo vetëm që ka parandaluar ikjen e të rinjve të shtetit por shumica e të rinjve po u kthehen vatrave të parëve të tyre”, tha Ismail Jaovski.