E ne, si fitues dhe prijës të këtij procesi, nuk i ftuam sot të na mbështesin, por u thamë ejani me ne të ecim bashkë, ejani me ne të ndajmë përgjegjësitë, ejani me ne të nderojmë shqiptarët dhe të gjithë të tjerët. Kështu në profilin e tij në Facebook ka shkruar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa ka aluduar te refuzimi për të shkuar në Tryezën e përbashkët të Ziadin Selës, Afrim Gashit, Bilall Kasamit dhe Menduh Thaçit.
“Me kanun, në konak hyhet nga porta, e jo nga dritarja”, shkruan Ahmeti.