Ahmeti mban nesër takim me LSDM-në për qeverinë e re

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se nesër pritet të takohet me përfaqësues të LSDM-së për të formuar qeverinë e re. “Akoma nuk ka bisedime, nesër do jetë takimi mes BDI-së dhe LSDM-së dhe besoj që do ecin negociatat”, tha Ahmeti për “TV21”, duke shtuar se është optimist se qeveria e re do të formohet së shpejti.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev dje nga presidenti Gjorge Ivanov e mori mandatin për formimin e qeverisë së re. Shumica aktuale parlamentare në  Kuvendin 120-të anëtarësh të Maqedonisë ka përkrahje nga 76 deputetë të koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja, BDI-ja, BESA dhe Aleanca e Shqiptarëve.