Ahmeti: Maqedonisë Veriore i duhet një president i pranuar nga të gjithë

Prishtinë, 11 shkurt – Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se përmbyllja e kontestit midis Shkupit dhe Athinës dhe nënshkrimi i protokollit për anëtarësim në NATO janë arritje të jashtëzakonshme. Ai ka theksuar se kontributi i BDI-së ka vulosur këto procese historike.

Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’, Ahmeti ka shprehur optimizëm se në këtë mandat do të fillojnë bisedimet për anëtarësim, kurse në vitin 2025 vendi mund të hyjë në BE, transmeton Koha.

Ahmeti ka vlerësuar se BDI-ja është e përgatitur për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit, dhe se Maqedonisë Veriore i duhet një president i pranuar nga të gjithë. Ai ka pohuar se 2019-ta është vit i vendimeve të mëdha në Ballkanin Perëndimor. Në këtë kontekst, Ahmeti ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë. (koha.mk)