Shkup, 23 dhjetor – Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nuk ka pritur të përfundojë rivotimi në Tearcë. Nesër, ai ka ftuar për takim në Tetovë të gjithë liderët e partive politike shqiptare. Kjo lëvizje e Ali Ahmetit vjen në kohën kur dy partitë maqedonase VMRO dhe LSDM ende vazhdojë luftën politike me rivotimin e Tearcës nga njëra anë, kurse nga ana tjetër, e kanë të pamundur formimin e Qeverisë pa votat e partive shqiptare. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në një prononcim për gazetën KOHA thotë se takimi i thirrur nga Ahmeti nuk ka për qëllim të imponojë agjendë partiake, por se ideja është që të gjashtë partitë politike shqiptare të kontribuojnë në ndërtimin e një platforme kombëtare karshi palës maqedonase. “Kryetari Ahmeti përmes këtij takim nuk asnjë qëllim të imponojë paraprakisht asnjë agjendë partiake karshi partive tjera, por se qëllimi është që të gjitha partitë shqiptare të japin mendime dhe propozime se si të arrijmë së bashku të ndërtojmë një platformë politike e cila do të jetë bazë për të koalicionuar më palën maqedonase”, thotë Osmani. Tre partitë politike shqiptare – LR-PDSH, RDK dhe UNITETI paraprakisht për gazetën KOHA e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, kurse BESA dhe krahu i RDK-së së Fadil Zendelit ende nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë. Edhe PDSH nuk ka dalë me qëndrim nëse do të marrë pjesë në këtë takim, kurse u gatshëm për të marrë pjesë në këtë takim është edhe kryetari i PPD-së Abdyladi Vejseli. Zylfi Adli nga RDK, Arben Taravari nga LR-PDSH dhe Vesel Memedi nga RDK, që të tre thonë se legjitimitetin populli përsëri ia ka dhënë BDI-së dhe se… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.