Ali Ahmeti: Kam bërë luftë të drejtë, prandaj nuk jam në Hagë
Ali Ahmeti: Kam bërë luftë të drejtë, prandaj nuk jam në Hagë
Publikuar 14:59 3 Shkurt, 2023
Ali Ahmeti është thumbuar sërish me kryetarin e VMRO-DPMNE’së, Hristjan Mickoski, për luftën e 2001’ës.
Derisa Ahmeti tha se Mickoski ka nxjerrë vetëm një foto me kallash në Facebook nga lufta e 2001’ës, shtoi se kryetari i VMRO-DPMNE’së përveç asaj fotoje nuk ka gjë tjetër, ndërsa tha për vete se ka një marrëvehsje të firmosur nga NATO-ja SHBA-të dhe BE-ja.
“Del Mickoski dhe thotë Ali Ahmeti ka humb luftën. Po çfarë lufte ka humbur Ali Ahmeti? Me marrëveshje ndërkombëtare të garantuar dhe të nënshkruar nga NATO, SHBA-ja dhe Evropa”, tha Ahmeti në një tubim në Zhelinë të Tetovës.
“Dhe unë nuk shkova në Hagë, sepse lufta ime ishte e drejtë”, shtoi Ali Ahmeti.
“Mickoski po del me kallash dhe më përgjigjet mua dhe e ka marrë si ofenduese se unë nuk i thash që e ka parë luftën nga televizori. Po vërtetë ashtu e ka parë, se veç një fotografi e nxjerri me kallash e tjetër nuk ka”, tha Ahmeti.