Shkup, 2 gusht – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti deklaroi se 115-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit në Krushevë na gjen më afër se kurrë nga realizimi i synimeve shekullore për liri, paqe dhe barazi.
“Maqedonas, shqiptarë, vllehë e të tjerë u bashkuan për të kërkuar të drejtat të cilat u janë marrë. Me vizion për të ardhmen dhe barazinë si pikënisje, ata vunë themelet e shoqërisë sonë të sotme. Edhe sot si 115 vjet përpara, bashkë po e ndërtojmë shtetin në frymën rilindëse që përcaktonte përkatësinë tonë pranë Perëndimit”, thuhet në deklaratën me shkrim të Ahmetit deri te mediat.
Datat e posaçme si kjo e sotmja, thuhet më tej, le të na shërbejnë si motiv për t’u bashkuar në hapat e fundit të rrugës tonë të gjatë dhe ta realizojmë ëndrrën shekullore të qytetarëve tanë.