“Sikur të kem një shqetësim, sepse ky është një proces shumë i rëndësishëm, kam frikë që të mos cenohet nga pakujdesia e institucioneve, të mos krijohet një opinion publik se ky është një proces që tashmë është mbyllur dhe ka përfunduar. Ky proces ende është në zhvillim dhe duhet që të gjitha institucionet shtetërore, ligjdhënëse, ato që i realizojnë ligjet, të jenë të kujdesshëm, të ruhen nga ndonjë inflamacion i jashtë…”, ka thënë Ahmeti
Shkup, 9 dhjetor – Kam një shqetësim për ndryshimet kushtetuese, sepse ky është një proces shumë i rëndësishëm, kam frikë që të mos cenohet nga pakujdesia e institucioneve, të mos krijohet një opinion publik se ky është një proces që tash më është mbyllur dhe ka përfunduar. Ky proces ende është në zhvillim dhe duhet që të gjitha institucionet shtetërore, ligjdhënëse, ato që i realizojnë ligjet, të jenë të kujdesshëm, të ruhen nga ndonjë inflamacion i jashtëm, sepse shumë lehtë mund të rrezikohet imuniteti i këtij procesi. Kështu për Radio Evropa e Lirë ka thënë kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ndërsa ka komentuar procesin e miratimit të Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin e Maqedonisë.
“Tani, të them të vërtetën. Sikur të kem një shqetësim, sepse ky është një proces shumë i rëndësishëm, kam frikë që të mos cenohet nga pakujdesia e institucioneve, të mos krijohet një opinion publik se ky është një proces që tashmë është mbyllur dhe ka përfunduar. Ky proces ende është në zhvillim dhe duhet që të gjitha institucionet shtetërore, ligjdhënëse, ato që i realizojnë ligjet, të jenë të kujdesshëm, të ruhen nga ndonjë inflamacion i jashtëm, sepse shumë lehtë mund të rrezikohet imuniteti i këtij procesi”, transmeton KOHA pjesë nga intervista e Ahmetit për REL.
Ai ka thënë se të gjitha institucionet kanë përgjegjësi të ruajnë imunitetin e procesit, duke filluar nga organet që menaxhojnë shtetin e deri te organet ligjdhënëse dhe ato që realizojnë Ligjin. “Të gjithë kemi përgjegjësi për ruajtjen e mbajtjes së jetë të procesit dhe procesi të mbetet i shëndoshë, në këmbë, deri në fund”, është shprehur Ahmeti.
Në këtë intervistë, kreu i BDI-së ka folur edhe për idenë e tij për presidentin konsensual, megjithëse ka pranuar se akoma nuk e ka diskutuar këtë çështje me partnerin e koalicionit – Zoran Zaevin e LSDM-së.
“Mendoj se nuk jemi larg idesë se vendit i duhet një kryetar konsensual, një kryetar i harmonizuar, por ende nuk kemi biseduar për detajet dhe mendoj se në të ardhmen, pas përfundimit të këtyre proceseve të mëdha që i kemi, do të mund të bisedojmë për këtë temë, por ne dinjitetshëm i qëndrojmë këtij parimi për të cilin jo njëherë por disa herë jemi deklaruar se për të mirën e vendit, në dobi të vendit, do të ishte nëse do të kishim një figurë që na bashkon dhe jo që na ndanë”, ka thënë Ahmeti. (koha.mk)