Shkup, 25 korrik – Fati i Prokurorisë Speciale, vetingu i politikanëve dhe regjistrimi i popullsisë, ishin tre temat që eurokomisionieri Han bisedoi me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, në info qendrën e BE-së. Ahmeti në mbështetje të Ligjit për Prokurori Publike, tha se “bombat” mund të jenë dëshmi edhe në procese të ardhshme gjyqësore nga Prokuroria e re për krim të lartë dhe korrupsion.
Lideri integrist hedh poshtë idenë e ASh-së për të sjellë prokurorë nga jashtë. Këmbëngul se politika nuk duhet të përzihet në zgjedhjen e prokurorit që do të drejtonte prokurorinë e re. “Vendi nuk ka nevojë që ta huazojë apo ta shndërrojë veten në protektorat, sepse në këtë vend gjërat dhe proceset kanë shkuar aq larg saqë ne jemi anëtare e NATO-s. Ne nuk kemi propozime sepse prokurorët i zgjedh këshilli i prokurorëve dhe ne nuk jemi në këshillin e prokurorëve. Ne bëjmë ligje dhe ligjet i zbatojnë organet zbatuese”, theksoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Eurokomisioneri Han ka mbështetur Ahmetin për Ligjin e vetingut të politikanëve nëpërmjet një institucioni kredibil.(koha.mk)