Tetovë, 12 qershor – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i pyetur për deklaratën e fundit të kryeministrit Zoran Zaev për votimin e radhës për pranimin e Kosovës në UNESCO, i cili ka thënë se Maqedonia duhet të jetë neutrale, ka thënë se kjo çështje ka marrë fund. Ahmeti ka thënë se deklarata e Zaevit ka qenë për konsum ditor dhe se Maqedonia këtë punë e ka zgjidhur që në kohën kur ka pranuar pavarësinë e Kosovës. “Mendoj se më shumë rëndësi ka pavarësia se sa votimi”, ka thënë Ahmeti. Ndërkaq, kreu I PDSH-së Menduh Thaçi ka thënë se ka përfunduar koha kur institucionet në Maqedoni kanë vendosur pa shqiptarët.”Kësaj radhe është e qartë se institucionet në Maqedoni nuk mund të vendosin pa shqiptarët”, ka thënë Thaçi. Këto komente dy liderët shqiptarë i kanë bërë gjatë një takimi në orët e mbrëmjes në Tetovë. Të dy krerët e partive shqiptare kanë ndarë mendimin se me rëndësi është që Maqedonia të lëvizë në rrugën e integrimeve dhe Thaçi ka dhënë mbështetje të plotë për këtë çështje. Ata kanë mohuar se është biseduar për ndarje postesh dhe për pjesëmarrje në qeveri.