Ahmeti: Akuzat e fundit ndaj funksionarëve të BDI-së janë shpifje

Shkup, 5 shkurt – Lideri i BDI-së Ahmeti në TVM 2 mes tjerave ka folur edhe mbi akuzat e fundit nga ana e ministres së punës dhe politikës sociale ndaj Fondit pensional duke thënë se me këto akuza ajo poshtëron edhe mbi 100 mijë votues të BDI-së, transmeton koha.mk

“Në krahasim me vendet tjera funksionojmë më mirë por nuk na bën të hareshëm se në drejtim të reformave në gjyqësorë ka shumë punë jo vetëm nga institucionet por të gjithë. Dëgjoj raste nga më të ndryshmet sepse gjithë janë bërë prokurorë dhe akuzojnë e askush nuk shkon të denoncojë në prokurori e marr rastin e fundit kur ministrja përmendi humbjen e 19 milion nga Fondi e kuptoj se është një lojë kundër BDI sepse kanë rastisur drejtorët janë të BDI, por poshtëron mbi 100 mijë votues dhe nuk është çështja aq e thjeshtë edhe shoqëria civile, mediat, të gjithë kanë përgjegjësi”, deklaroi Ahmeti. (koha.mk)