I ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan, Ministri i caktuar për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi, Arben Ahmetaj i është përgjigjur disa prej pyetjeve që shqetësojnë qytetarët në këtë gjendje fatkeqësie natyrore.
Si do funksionojë me pronarët që nuk duan të marrin kredi dhe nuk do të paguajnë punonjësit deri në fund të pandemisë?
“Jeni duke iu referuar një grupi biznesesh që nuk duan të marrin kredi për të paguar punonjësit me shpresë së do ti marrë shteti në kurriz?! Ne kemi dhënë kredinë, nuk i kemi ndaluar të punojnë, sepse nuk është si fasha e biznesit të vogël, këto lloj sipërmarrjesh… nëse nuk duan, atëherë punonjësit mund të aplikojë tek papunësia dhe qeveria mendon në dinamikë, qeveria tani për shkak të zhvillimeve merr vendime gati çdo 5 ditë”.
Por ministri thotë se jo të gjithë mund të përfitojnë nga ky aplikim papunësie.
“Nëse do të zgjasë dy muaj, apo katër muaj, shkon drejt një kolapsi të plotë për buxhetin e shtetit. Sot ne kemi humbur 100 milion dollarë nga kjo situatë…”.