Ish-presidenti Iranian, Mahmud Ahmadinexhad u arrestua në qytetin e Shirazit për nxitje të trazirave dhe protestave. Ahmadinejad është nën arrest shtëpiak, me miratimin e udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Ish-presidenti vuan pasojat e disa deklaratave të bëra gjatë një vizite në qytetin Bushehr në fund të dhjetorit, kur ai tha se Irani vuan nga “menaxhimi i keq” dhe se presidenti aktual Hassan Rouani dhe qeveria e tij “besojnë se janë zotërit e një shoqërie injorante”. “Disa liderë aktualë jetojnë të shkëputur nga problemet dhe shqetësimet e njerëzve dhe nuk dinë asgjë për realitetin e shoqërisë”, ka thënë Ahmadinejad. Ndërkohë, parlamenti iranian është mbledhur të dielën me dyer të mbyllura për të diskutuar lidhur me protestat e ditëve të fundit në disa qytete të vendit. Deputetët kanë dëgjuar ministrin e Brendshëm dhe atë të inteligjencës si dhe sekretarin e Këshillit Kombëtar Suprem për sigurinë. Disa prej tyre kanë shprehur shqetësime për kontrollin në internet të vendosur në fuqi gjatë trazirave, përfshirë ndalimin e aplikacionit Telegram, i cili është më i përdoruri në Iran. Sipas hetuesve ai është përdorur për të nxitur protestat dhe dhunën.