Athinë, 29 janar – A mundet që të duam të fshehim diçka që për ne është me rëndësi historike, siç është Marrëveshja e Prespës?, pyeti ministrja e Punës dhe Politikës Sociale të Greqisë, Efi Ahcioglu, në intervistën për radion greke “Sto Kokino” duke iu përgjigjur akuzës së opozitares “Demokracia e Re” se me vendimin për ngritjen e pagës minimale, qeveria tenton që të defokusojë opinionin nga Marrëveshja e Prespës, transmeton koha.mk
Ministrja greke përmendi se vendimi për rritjen e pagave para shumë kohësh ishte njoftuar dhe paralajmëruar për gjysmën e dytë të janarit, pa e ditur atëherë qeveria se në të njëjtën kohë do të bëhet edhe ratifikimi i Marrëveshjes.
“Marrëveshja e Prespës është vendim politik që e përkrahëm dhe e përkrahim fuqishëm, ndërsa për të cilën kryeministri mori një rrezik të madh politik. A ka nevojë që të përpiqemi të fshihemi për diçka që konsiderojmë se e shënon politikën tonë dhe është e rëndësishme për këtë? Për marrëveshjen me rëndësi të veçantë historike që fuqishëm e përkrahim se zgjidhet një problem shumëvjeçar lidhur me të dyja vendet dhe të dy popujt dhe e avancon rolin e vendit në Ballkan. A mundet që të duam të fshihemi për shkak të kësaj?, thotë Ahcioglu për radion greke. (koha.mk)