Këngëtarja amerikane, Christina Aguilera, (38), performoi në Dublin para Arenës së mbushur, si pjesë e turneut ‘The X Tour’. Edhe pse dikur ishte një nga yjet më të mëdha në botë, një kohë ajo u shfaq më pak në publik, por është akoma aktive në muzikë.
Tani ajo është përsëri e ftuar në ngjarje të ndryshme hollivudiane. Megjithatë, me kalimin e viteve ajo ka shtuar në peshë, për të cilën është krenare. Atë nuk e brengosin titujt e mediave të huaja për peshën e saj.
Këngëtarja në karrierën e saj ka kaluar nëpër një sërë fazash të modës, ndërsa vitin e kaluar u përfol se u ishte kthyer operacioneve plastike, shkruan KOHA Ditore. Paparacët para një viti e kapën në një restorant në Los Angeles dhe më pas njoftuan se ajo kishte vendosur fillerë në buzët e saj dhe kishte bërë botoks.
Edhe fansat e vërejtën që Aguilera e kishte tepruar me “fryrjen” e buzëve.
“Është mirë që Meg Ryan ia huazoi Christinës buzën e saj të sipërme”, – u tallën fansat.
Christina është martuar me kitaristin Matthew Rutler (34), me të cilin e ka vajzën Summer Rain (5), ndërsa djalin Max Lyron (11) e ka nga martesa me diskografin Jordan Bratman (42).