Manchester City mposhti Manchester United në Etihad, duke fituar me rezultatin e bindshëm 3-1. Sergio Aguero me golin e tij, u bë pjesë e historisë së Premier League, duke u bërë lojtari që ka shënuar më shumë gola në derbi, plot 8 të tillë, po aq sa Wayne Rooney. Pavarësisht perfomancës së tij të jashtëzakonshme, Pep Guardiola ka gjetur diçka që nuk shkonte te lojtari i tij. Ngjyra e flokëve, bjonde platin nuk i ka pëlqyer aspak teknikut 47-vjeçar dhe nuk ka nguruar t’ia thotë. I pyetur nga gazetarët, se çfarë i kishte thënë Guardiola në dhomat e zhveshjes, Aguero u përgjigj: ”Më tha që nuk i ka pëlqyer ngjyra e flokëve”. Duhet ta pranojmë që Guardiola përveç se është një trajner i zoti, është edhe një djalë më shumë shije.