Aguero pranë Barcelonës

11

Barcelona është duke e kompletuar marrëveshjen me Sergio Agueron, raporton të hënën “La Porteria”.

Sulmuesi i Manchester Cityt po i afrohet fundit të kontratës së tij dhe do të largohet si lojtar i lirë, ndrsa për të interesim kanë shprehur edhe shumë skuadra të mëdha evropiane.

32-vjeçari këtë edicion në 15 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar tri gola. Sulmuesi i Argjentinës pjesë e Manchester Cityt është që prej vitit 2011, kur edhe ishte larguar nga Atletico Madrid.

Karrierë ka bërë edhe te Independiente në Argjentinë.