Sergio Aguero ka pranuar se ai mund ta kishte pësuar më keq se sa një brinjë e thyer gjatë aksidentit të tij në Amsterdam. Sulmuesi i Manchester City është dëmtuar teksa po kalonte ditën e pushimit në kryeqytetin holandez kur një taksi me të cilën ai po udhëtonte është përplasur me një shtyllë.
Dëmtimet e Aguero-t pritet ta mbajnë larg fushave për 4-6 javë 29-vjeçarin i cili shprehet se mund të kishte shkuar edhe më keq, shumë më keq. Aguero është shprehur për argjentinasen TyC Sports: “Kur shkova në spital pyeta doktorin nëse mund të luaja ndeshjen e së shtunës. Ai nuk mendonte kështu.