Aguero informon familjen për planet e tij për transferim te Barcelona

25

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero është gati të deklarojë se ka në plan të bashkohet me Barcelonën këtë verë.

Ylli argjentinas është në muajt e fundit të kontratës me Cityn dhe në verë pritet të largohet nga Etihad.

Sipas mediumit La Porteria, Barca i paraqiti një ofertë para-kontrate Agueros këtë javë dhe argjentinasi është i impresionuar.

Marrëveshja është për dy vjet dhe Aguero tani ka informuar miqtë dhe familjen se ai do të luajë për Barçën sezonin e ardhshëm.

Aguero do të largohet nga City pas dhjetë vitesh me klubin dhe gjithmonë ka planifikuar të vazhdojë karrierën e tij në Evropë.

Ardhja e 32-vjeçarit pritet të forcojë dorën e Barçës në negociatat me mikun e tij të mirë Lionel Messi në lidhje me një kontratë të re.