Tashmë është publike, Sergio Aguero është në një lidhje me modelen Soa Calzetti. Pavarësisht se sulmuesi i Manchester City nuk ka publikuar asnjë foto, ka qenë 22- vjeçarja që nuk ka duruar më dhe ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram disa foto në krahët e Agueros, nga ishujt Bahamas, atje ku ndodhen për pushime.
Prej kohësh përitej se 31-vjeçari ishte në një lidhje me modelen, por asgjë nuk ishte bërë publike nga vetë futbollisti, që në vitin 2017 u nda nga këngëtarja Karina Tejeda, me të cilën ishte i lidhur për 5 vite, ndërsa para saj ishte me një tjetër këngëtare, të quajtur Tini Stoenssel.
Aguero është babai i një djali 10-vjeçar, Benjamini, i cili ka ardhur në jetë nga martesa me Gianninan, vajzën e Diego Armando Maradona.