Aguero futet në izolim

22

Problemet të Manchester City me raste pozitive të COVID-19 duket se nuk kanë të ndalur. Së fundmi sulmuesi Sergio Aguero, që ishte shëruar nga një lëndim afatgjatë, është izoluar shkaku që ka pasur kontakt me një person që ka dal pozitiv në analizat e COVID-19.

Tani, argjentinasi do qëndrojë 10 ditë në izolim dhe do testohet rregullisht, kurse pritet të humbasë sfidat ndaj Brightonit dhe Crystal Palace. Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola pas fitores ndaj Birmingham.

“Fatkeqësisht Sergio Aguero ishte në kontakt me shumë se zakonisht me një person që është pozitiv me COVID-19, andaj do qëndrojë në izolim për disa ditë. Është negativ, por protokolli thotë se kush ka pasur kontakt duhet të izolohet”, tha tekniku spanjoll. Kjo është humbje e madhe për Cityn, ngase edhe sulmuesi tjetër Gabriel Jesus është i prekur nga COVID-19