Aguero dhe misteriozi nga Serie A bomberat e Europës për vitin 2019

Jemi drejtuar gjysmës së muajit shkurt dhe kampionatet elitare po fillojnë të kenë më të qartë pasqyrën e skuadrave që luftojnë për titull. Ndër to janë evidentuar edhe lojtarët që kanë formën më të mirë, duke e treguar këtë me golat e tyre në ndeshje pas ndeshje.

Nëse në listën e 5 kampionateve më të forta në Europë ka golashënues që mbajnë kreun e tabelës, në listën e sulmuesve që kanë shënuar më shumë në këto dy muajt e parë të vitit 2019 ka emra të tjerë në krye.

Seegio Aguero ka marrë vendin e parë, pas tripletës që realizoi ndaj Chelsea dje. Në vend të dytë është sulmuesi i Atalantës, Duvan Zapata, i cili ka habitur të gjithë me startin e tij në këtë vit. Ndonëse në Itali kryeson Cristiano Ronaldo me 18 gola të shënuar në kampionat (5 gola në 7 ndeshje për CR7), kolumbiani ka shënuar më shumë në vitin 2019. Në vend të tretë renditet Edinson Cavani i PSG, i cili renditet i dytë në klasifikimin e përgjithshëm të golashënuesve në Francë.

Ja lista me 10 lojtarë që kanë shënuar më shumë deri më 11 shkurt 2019:

10. Jorge Molina (Getafe): 6 gola në 9 ndeshje

9. Antoine Griezmann (Atletico Madrid): 6 gola në 8 ndeshje

8. Kylian Mbappe (PSG): 6 gola në 7 ndeshje

7. Karim Benzema (Real Madrid): 7 gola në 11 ndeshje

6. Frederico Chiesa (Fiorentina): 7 gola në 6 ndeshje

5. Lionel Messi (Barcelona): 8 gola në 8 ndeshje

4. Gabriel Jesus (Manchester City): 9 gola në 9 ndeshje

3. Edinson Cavani (PSG): 9 gola në 7 ndeshje

2. Duvan Zapata (Atalanta): 9 gola në 6 ndeshje

1. Sergio Aguero (Manchester City): 10 gola në 10 ndeshje