Sergio Aguero po i shijon në maksimum pushimet verore me të dashurën e tij të re, Sofia Calzetti. Sulmuesi argjentinas i Manchester City-t është shfaqur në Miami këtë javë duke ngarë një autoveturë mahnitëse McLaren Spider ngjyrë blu.
Aguero dhe bukuroshja 22-vjeçare u panë duke bërë pazar në Miami Beach, më qendrën tregtare “Bal Harbour”, ku mbërritën me makinën super të shtrenjtë dhe të rrallë. Çifti, pasi shëtiti në kompleksin tregtar, u ul në një restorant për të drekuar.
Calzetti, e cila punon si modele me kohë të pjesshme, mendohet të jetë takuar me “yllin” e City-t në një ditëlindje të organizuar në një klub nate në Buenos Aires. Thashethemet që frekuentonin njëri-tjetrin fillimisht filluan të shfaqen në fillim të prillit.
Çifti kohët e fundit ka pushuar në ishujt ekzotikë në Bahamas, së bashku me djalin e Agueros, Benjamin, i ardhur në jetë nga marrëdhënia e mëparshme me vajzën e Diego Armando Maradonës, Giannina.