Pas disfatës së kampionit në fuqi të premten kundër Wolves, Liverpooli e zgjati në 10 ecurinë e fitoreve në Premierligë, duke e mposhtur 1:0 ekipin e njëjtë në Anfield, falë golit të Sadio Manes, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha. City e rigjeti rrugën e fitores të dielën në mbrëmje, duke e mundur 2:0 Sheffield Unitedin me golat e Agueros dhe Kevin de Bruyne, por sërish ngel 14 pikë prapa të kuqve, që e kanë plus një ndeshje në dispozicion për ta zhvilluar.
Duke qenë se City momentalisht renditet në pozitën e tretë me një pikë më pak se vendi i dytë, Leicester City, sulmuesi argjentinas ndien se skuadra e tij nuk është më në garë për titull, i cili do të ishte i treti radhazi në Premierligë dhe se prioritet tani duhet të jetë kualifikimi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
“Tani është shumë e vështirë ta zësh Liverpoolin. Ne duhet të përqendrohemi te fitoret sepse duhet të luajmë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm”, tha Aguero për Reuters. “Duhet të luajmë kështu dhe të shohim se çfarë ndodh”, shtoi Aguero, i cili i ka shënuar 10 gola në 15 ndeshje në Premierligë këtë sezon.