Është ndoshta i vetmi artist (piktor) që ka rajoni i Tetovës dhe është ndër më të suksesshmit. Agron Saliu vjen në një rrëfim për InfraRed të gazetës KOHA thotë se ndihet shumë i plotësuar në rrugëtimin e tij artistik
KOHA: U bënë vite që kultivon artin e vërtetë të shndërruar në pikturë, sa e shpreh ndjenjën shpirtërore në punët tua?
Një kohë të gjatë mundohem të jap më të mirën e mundshme nga vet jeta profesionale, përgjatë kohës përballemi me sfida te ndryshme të cilat në përditshmëri u jap karakter, emocion, psikologji dhe gjithçka tjetër përbrenda kulturës figurative e lëshoj e gjitha nëpërmjet meje.
KOHA: Ke pasur ekspozita në shumë vende të ndryshme, a mendon se e ke arritur kulmin?
Po, kam lëvizur në disa hapësira për të ekspozuar punën time. Nuk më frymëzojnë shtigjet piramidale. Më jep jetë një korrektësi dhe çdo hapësirë e re ekspozuese e merituar.
KOHA: Sa je i përmbushur në këtë drejtim?
Jam i plotësuar në rrugëtimin tim artistik, sa japim aq edhe marrim, por duhet shumë punë dhe sakrificë për të qëndruar me dy këmbë përballë publikut.
KOHA: Cili është ai portret që e ke në mendje prej kohësh e nuk e ke realizuar ende?
KOHA: Në kokën time rrotullohen shumë portrete, mendja me mendjen çka nuk pjellë në përditshmëri dhe kështu lindin gjërat në mënyrë spontane.
KOHA: Ndonëse arti shumë pak përkrahet nga instancat shtetërore, sa je i kënaqur ti në këtë drejtim?
Fati im thotë ndryshe, ndoshta ndonjë pakënaqësi kam kompensuar nga instancat e shteteve të ndryshme në rajon. Artistët duhet të përmbushin normat e aktiviteteve në botën e artit dhe më pas me komoditet të plotësojnë projektet dhe të kërkojnë ndihma të ndryshme me një seriozitet të mjaftueshëm.
KOHA: Je duke punuar momentalisht në ndonjë ekspozitë, ku do ju shohim vitin e ardhshëm?
Çdo ditë e imja është e lidhur ngushtë profesionalisht në forma të ndryshme përbrenda artit dhe kështu frymon më qetë për çfarëdo lloji të konkurseve agjendave të galerive të ndryshme në planet vjetore. Nuk parapëlqej të flas para gjësendeve zyrtare.
KOHA: Ku do e shohim Agronin gjatë vitit të ardhshëm?
Jam shumë i lirë ndaj publikut shpresoj që pas çdo konfirmimi do ta bëj publike çdo aktivitet artistik tu japim hapësirë edhe dilemave, dështimeve dhe anulimeve sepse e gjitha është shumë njerëzore. (B.R)