Agon Amiga: Si i prishëm raportet në mënyrë banale me Getin pas 20 vite karierë

150

Agoni ka folur për raportet e prishura me Getin. Ata njihen si dy artistët më të njohur në estradën shqiptare, që vite më parë sollën revolucion në zhanrin hip-hop.

Getoar Selimi dhe Agon Amiga në fillim ata u prezantuan si grupi “Tingulli 3nt”, ndërsa vite më pas themeluan label-in e ri “Babastars”.

Ndërsa puna po u shkonte mirë, duket se në një moment atyre u është dashur t’i ndajnë rrugët.

Në një intervistë në ABC News, Agon Amiga ka folur rreth marrëdhënies që ka me Getoar Selimit, pasi u pyet nëse ende flasin.

“Fatkeqësisht jo, më fal që mu duhet ta them këtu, i kemi ndërpre në mënyrë shumë banale kontaktin. Unë i kam thënë edhe atij, i kemi bërë 20 vite karrierë bashkë, eja i ndajmë gjërat në tavolinë, nuk po këndojmë më, por të paktën mbesin miq”, është shprehur ai.

Që një kohë të gjatë është përfolur për përçarjen e tyre, ndërsa deri më tani, përpos Amigës, nuk ishin prononcuar në media.

Rep-artistët shqiptar tashmë gëzojnë famë dhe sukses të madh, teksa nuk kanë të ndalur as projektet muzikore të tyre.

Comments are closed.