Ansi Agolli, kapiteni i Kombëtares, doli në konferencë për shtyp përkrah trajnerit Panuçi dhe foli për ndeshjen me Italinë. Vetë ai ndihet gati, ndërkohë që foli për analizën e bërë pas ndeshjes me Spanjën.
“Kam punuar mirë gjatë kësaj periudhe, ndihem mirë. Janë dy skuadra ndër më të mirat në botë, sidomos Spanja, që kërkojnë nivel të lartë fizik.”
“Përjetimi im lidhet me skuadrën. Këto ndeshje përjetohen ndryshe, të krijojnë adrenalinë. Nesër do luaj, pas ndeshjes të shohim. Në qoftë se trajneri do më fusë në formacion. Nesër më shumë e rëndësishme është që ne futbollistët të përmirësojmë disa gjëra që i kemi analizuar edhe me trajnerin. Nuk është i rëndësishëm vetëm rezultati, të gjithë e duan, por duhet të ngrihemi edhe në lojë”.