Lamtumirë Beppe Marotta: Po lind Juventusi i së ardhmes. Ide që sheh Andrea Agnelli-n gjithmonë e më shumë në qendër të projektit, por akoma edhe më operativ, siç ndodh me Florentino Perez te Real Madrid. Detyrat e Marotta-s e Mazzia-s – administrator i zonës financiare, që u përjashtua nga lista e kandidatëve si këshilltar, e që do të largohet bashkë me administratorin e deleguar – do të shpërndahen brenda ekipit të drejtuesve. Nuk do të ketë një Marotta tjetër. Pavel Nedved, zëvendëspresidenti, e drejtori sportiv Fabio Paratici, do të jenë figura edhe më të rëndësishme.
Paratici do të vazhdojë të merret, por me më tepër fuqi e kompetenca, me zonën teknike, duke shfrytëzuar eksperiencën e viteve që ka kaluar pranë Marotta. Ideja është dalja nga paskuintave për ta marrë një rol më publik. Do të ketë si ndihmës në Cda Pavel Nedved, që do të bëhet lidhësi mes seksionit sportiv dhe presidentit Agnelli.
Asnjë administrator i ri i deleguar e asnjë emër i ri në listën e kandidatëve të këshillit të administrimit të Juventus, në prag të Asamblesë së aksionistëve që pritet të zhvillohet 25 tetorin e ardhshëm. Mungon Marotta, ashtu siç është bërë e ditur nga vetë ai. Me Andrea Agnelli-n, do të jenë Pavel Nedved, zëvendëspresidenti aktual, Paolo Garimberti, Daniela Marilungo, Assia Grazioli-Venier e Caitlin Hughes dhe listën e kompletojnë Enrico Vellano, Francesco Roncaglio e team manager i Ferrari Maurizio Arrivabene.