Themeluesi i Superligës Evropiane dhe presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka thënë se liga e shkëputur nuk mund të jetësohet, për shkak se gjashtë klubet angleze u tërhoqën nga ajo.
Andrea Agnelli e ka pranuar se ka dështuar përfundimisht Superliga Evropiane, e cila për synim kishte ta zëvendësonte Ligën e Kampionëve si garën kryesore evropiane për klube.
I pyetur nëse ende ka gjasa që projekti i tyre të realizohet pas largimeve, Agnelli tha për Reuters: “Të jem i sinqertë me ju, jo, përfundimisht nuk do të ndodhë”.
Vetëm pak orë më parë, Superliga ishte zotuar se do ta ndryshonte projektin pasi planet e tij nisën të dështonin.