Shumë kanë menduar se kundërshtari i radhës për Khabib Nurmagomedov do të jetë Tony Ferguson, megjithatë agjenti i mundësit rus thotë se do të jetë Georges St Pierre duke shtuar se askujt nuk i intereson se çfarë mendon Ferguson.
Pasi Khabib mbrojti titullin e peshave të lehta në UFC kundër kampionit Dustin Poirier në mbrëmjen e së shtunës, mendohej se kundërshtari i tij i radhës do të jetë Ferguson, derisa presidenti i UFC Dana White kishte thënë se ‘Ferguson është kundërshtari potencial nëse e pranon sfidën’, shkruan Zëri.info, përcjellë gazeta Koha.
Megjithatë sipas agjentit të Khabib kjo përballje nuk vjen në shprehje pasi në radhë është Georges St Pierre.
Duke folur për “TMZ”, Ali Abdelaziz ka bërë një deklaratë të forte për Ferguson duke thënë: “Askush nuk mendon për atë që thotë Tony Ferguson. Askush nuk mërzitet”.
“Siç unë e di, kundërshtari i radhës është GSP. Kjo është ajo që unë dua. Tony nuk do ta marrë atë që do. Ne do të bëjmë çfarë Khabib të dëshirojë”, vlerësoi agjenti i kampionit të pamposhtur të UFC.
Nuk ka asnjë dyshim se përballja mes tyre do të ishte njëra prej më të mirave në historinë e UFC, por duhet kohë dhe punë për ta bindur kanadezin që të kthehet nga pensionimi që të zhvillohet një sfidë e tillë.
St Pierre u pensionua në vitin 2017, pas një mungese katër-vjeçare dhe mpishti Michael Bisping për titullin e peshave të mesme, para se të pensionohej.