Davide Lippe, agjent i shumë lojtarëve dhe trajnerëve në futboll, beson se Real Madrid dhe Manchester United do të udhëhiqen nga trajner të njohur në sezonin e ri. Sipas tij, këto dy skuadra do të emërojnë për trajner dy emra të njohur në futboll.
Lippe beson se Manchester United do të angazhojë trajnerin e Tottenhamit, Maurizio Pochettino, ndërsa Real Madrid, ish trajnerin e Chelsea, Antonio Conte.
“Sipas mendimit tim, Conte do të bëhet trajner i Realit në verë, dhe Pochettino do të largohet nga Tottenham, për të marrë drejtimin e Manchester Unitd”, ka thënë Lippi, i cili me këtë deklaratë filloi një ortek të vërtetë në botën e futbolli, përcjell ‘lajmi.net’.
Të dy këta, priten të zëvendësojnë Ole Gunnar Solskjaer te Man United, dhe Santiago Solarin te Real Madrid.