Agjenti i Salah mohon spekulimet se egjiptiani do largimin

Agjenti i Mohamed Salah i ka përgënjeshtruar spekulimet që ylli i Liverpool-it dëshiron të largohet dhe se ka dërguar një kërkesë për transfer.

AS ka raportuar që egjipiani është i gatshëm të largohet nga “Anfield Road” dhe se Reali është i interesuar në të.

“Duke folur prej AS-it prapë, e shoh”, ka shkruar përfaqësuesi i tij, Ramy Abbas Issa në Twitter duke përdorur një lojë fjalësh në anglisht, e cila nënkupton që sipas tij, ky medium ka “gënjyer”.