Mino Raiola nuk do të lejojë qëndrimin e Romely Lukakut të Evertoni sezonin tjetër, andaj futbollisti nuk po e vazhdon kontratën me klubin aktual, shkruan Daily Mail. Agjenti i njohur për kontrata dhe transferime qindra milionëshe, dëshiron që futbollisti belg të luaj në një ekip të madh, më tepër se një vit pasi Lukaku u bë një ndër klientet e tij. “Dua të jem i qartë. Romelu është sulmues më i mirë se Diego Costa. Pa ta kisha takuar më herët, sigurisht që ai nuk do të luante te Evertoni. Ndoshta diku tjetër, e ndoshta do të kishte qëndruar te Chelsea. Chelsea fillimisht e kishte huazuar e pastaj e kishte shitur Lukakaun te Evertoni, por tani dëshiron t’a rikthej në ekip. Vetëm se kësaj radhe duhet të paguajë rreth 90 milionë euro.