Agjenti i futbollistëve, Mino Raiola, ka thënë se e ka gjetur zgjidhjen për problemet e shumta të klientit të tij, Mario Balotelli. “E kam gjetur zgjidhjen: Do t’ia prejm gjuhën. Për të luajtur futboll nuk të nevojitet të flasësh, andaj do t’ja prejmë”, ka deklaruar Raiola, pasi Balotelli u ndëshkua përsëri me karton të kuq javën e kaluar. “Seriozisht, e di që ai ka bërë një gabim të madh. Nuk ka arsyetime për këtë, ai e di se duhet të përmirësohet në këtë aspekt. Është dëshpëruese për të dhe për ekipin” ka theksuar njëri prej agjentëve më të suksesshëm në botën e futbollit.