“Hysaj? E pranoj që nuk është viti i tij më i mirë, por duhet të reflektojmë. Që kur ai luan futboll profesional, ka luajtur vetëm me Sarri. Pas 6 vitesh duke luajtur me Sarrin, taktikat në fushë mbeten të njëjta. Sot ai është lojtari i vetëm te Napoli që ka nevojë të adaptohet me lojën e Ancelotti. Është një jetë e re në futboll. Jam i bindur se nga janari ai do të bëjë një performancë të jashtëzakonshme”, u shpreh Giuffredi.
Sa i përket të ardhmes, italiani është kujdesur të theksojë se për Hysajn ka shumë oferta nga klube të mëdha në Angli. Duke u bazuar te karakteristikat e lojtarit, për Giuffredin, 24-vjeçari do të përshtatej shumë mirë në Premier League.
“Hysaj është një lojtar që mund të bëjë shumë në futbollin anglez. Është shumë fizik dhe ka shumë oferta nga klubet në Angli. Vlen 50 milion? Për mua vlen më shumë. 60 milion”, përfundoi agjenti i Hysajt.