Lubjanë, 22 maj – Agjencia sllovene e zbulimit dhe sigurisë (SOVA) ka sjellë vendim pa precedent të angazhojë agjentë të rinj në mënyrë shumë publike – nëpërmjet shpalljeve publike për vendet e punës në gazeta dhe internet, përcjellë KOHA.
Në këtë mënyrë, Agjencia përpiqet të plotësojë shtatë vende të lira pune, përfshirë edhe analistë, persona teknik dhe juridik dhe dy vende pune që përshkruhen si “mbledhje e të dhëna me bashkëpunim të fshehtë”.
Agjencia sqaron në shpalljet e saj se kërkon “personel dinamik dhe të motivuar, të interesuar për punë në shërbimet e zbulimit dhe sigurisë dhe të motivuar nga sfidat e punës dhe gatishmëria të përshtaten në natyrën e posaçme të punës”.
Kjo ndodh për herë të parë në historinë Agjencisë të vendos publikisht të hap konkurse për punë. (koha.mk)