Shkup, 18 korrik – Agjencia për menaxhim me pronë të sekuestruar, pas pajtueshmërisë të marrë paraprakisht nga Qeveria, sot në depon në Idrizovë do të ndajë mallra falas, gjegjësisht mbi 100.000 copë tekstil, këpucë, materialë për zyra, aparate për amvisëri…
Malli i sekuestruar do të ndahet në 26 institucione, mes të cilave Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, komunat, për nevojat e shkollave, Kryqit të Kuq, Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare, për grupet fetare për nevojat e BFI-së, për nevojat e manastireve dhe Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare. (koha.mk)