Madrid, 27 nëntor – Agjencia Hapësinore Evropiane (EVA) kërkoi më shumë financime prej 22 vendeve të saj anëtare që do të dedikohen për projekte të përbashkëta hapësinore, transmeton gazeta KOHA.
“Udhëtimi në hapësirë ka rëndësi thelbësore për jetesën e përditshme të Tokës”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i EVA-s, Jan Verner.
Ai e ka për qëllim – rritjen e buxhetit të EBA-s për të paktën 10 për qind në tre vitet e ardhshme. Buxheti i përgjithshëm i Agjencisë Hapësinore Evropiane në vitin 2019 ishte 5,72 miliardë euro prej të cilëve 73 për qind ishin prej anëtarëve të saj.
Franca është financuesi më i madh me 1,2 miliardë euro, ndërsa menjëherë pas saj është Gjermania me 927 milionë euro. Mbështetje financiare kanë dhënë edhe disa partnerë institucional siç është Bashkimi Evropian.
Në takimin dyditor të Seviles qëllimi është të debatohet për projekte të ndryshme dhe të sillet vendim për financimin e tyre. Mes projekteve janë edhe hulumtimi i hapësirës dhe mbrojtjen prej asteroideve.(koha.mk)