Paris, 23 shtator – Një e katërta e fëmijëve romë vuajnë nga kequshqyerja, ndërsa jetëgjatësia e romëve në Evropë është më e shkurtë për dhjetë vjet në krahasim me atë të evropianëve të tjerë, sipas studimit të zbatuar midis 4500 romëve në mbarë Evropën.
“Çdo fëmijë e katërt rom jeton në familje e cila nuk mund të ketë në dispozicion nevojat themelore, siç janë ushqimi i shëndetshëm apo ngrohtësi, apo ka vështirësi në pagesën e qirasë. Shumica po përballen me uri”, shkruan Agjencia Evropiane për të Drejtat Themelore (AEDTH) me seli në Vjenë.
Studimi është bazuar në bisedime që janë mbajtur në periudhën nga dhjetori i vitit 2018 deri në korrik të vitit 2019 me më shumë se 4500 romë në Belgjikë, Francë, Irlandë, Holandë, Suedi dhe Britani të Madhe. Fëmijët shpeshherë përballen me armiqësi, pothuajse një e treta e thonë se fëmijët e tyre kanë qenë të keqtrajtuar verbalisht në shkollë për shkak të identitetit të tyre.
Një hulumtim tjetër i zbatuar nga AEDTH tregon se pothuajse gjysma e qytetarëve të BE-së (45 për qind) do të ishte e pakëndshme të kenë fqinj romë, përqindja është më e lartë në Francë (52 për qind). Që të përmirësohet gjendja, AEDTH u bën thirrje vendeve anëtare të BE “t’u mundësojnë romëve dhe njerëzve që udhëtojnë të ndjekin mënyrën e tyre të jetës, duke siguruar vende të mjaftueshme për pranim që ofrojnë strehim të denjë”.