Bruksel, 3 tetor – Duke i’u referuar burimeve diplomatike në Këshillin e BE-së, Agjencia Evropa transmeton se qëndrimi i Francës për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk është ndryshuar në lidhje me qershorin.
Siç lajmëroi MIA mbrëmë, në mbledhjen e fundit të ambasadorëve nuk ka pasur përparim në diskutimin për fillim të negociatave me të dy vendet kandidate.
“Asgjë nuk është ndryshuar thotë burimi i Agjencisë Evropa.
Sipas mediumit “disa vende” ende kanë rezerva për fillimin e negociatave me të dy vendet, Francën dhe Danimarkën ende nuk kanë qëndrim, por “Franca nuk ka treguar optimizëm të madh”, kupton Agjencia Evropa nga burimet e saj.
MIA mbrëmë lajmëroi, duke i’u referuar burimeve të saj, se porosia e Francës është që vendimin përfundimtar do ta sjellë vetë presidenti Emanuel Makron dhe se nuk është përjashtuar ajo të ndodh në Këshillin Evropian më 27 tetor, në vend se në mbledhjen ministrore në Luksemburg në datën 15-të.
Agjencia Evropa konfirmon se Holanda në mbledhjen e mbrëmshme të ambasadorëve është treguar e përmbajtur për hapjen e negociatave me Shqipërinë, dhe përkujton se parlamenti gjerman edhe pse e mbështet fillimin e negociatave me Tiranën konsideron se vendi duhet paraprakisht të plotësojë një numër të caktuar të kushteve.
Raundi i ri i negociatave për këtë temë është caktuar më 9 tetor në nivel të ambasadorëve në Bruksel.