Gazë, 17 maj – Rreth 42.000 palestinezë në Rripin e Gazës janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve ajrore izraelite në teritorrin bregdetar, njoftoi DPA, duke shtuar se ata kishin kërkuar strehim në 50 shkolla të drejtuara nga Agjencia për Ndihmë dhe Punë të OKB-së në Rripin e Gazës, deklaroi sot zëdhënësi i OKB-së.
Më shumë se 2.500 persona kanë mbetur të pastrehë që nga sulmet pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan.
Izraeli kumtoi se sulmet kishin për qëllim vetëm pozicionet e militantëve, por disa kishin për qëllim zonat e banuara me njerëz në Gazë.
Izraeli thotë se Armata e tij po bën gjithçka që mundet për të shmangur viktimat civile