Shkup, 10 nëntor – Ish ministri i Brendshëm Agim Nuhiu, aktualisht zëvendësministër në këtë dikaster, dëshmoi sot në Prokurorinë Publike në lidhje me zhvillimet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvend. Dëshminë e tij Nuhiu e ka dhënë në cilësinë e ish ministrit, duke dëshmuar për zhvillimet kryesisht brenda MPB-së dhe pengesat në komunikimet e tij me kreun e Shtabit Operativ aso kohe, ish drejtorin e Byrosë së Sigurisë Publike, Mitko Çavkov, njofton Alsat M.
“Kam dëshmuar mbi faktet dhe mjetet e provës të cilat tashmë edhe në opinion janë të njohura. Pra janë fakte të evidentuara dhe dëshminë tyre e kamë bazuar mbi to dhe për të cilat ka pasur paraprakisht transparencë absolute”, deklaroi, Agim Nuiu, zëvendësministër i Brendshëm.