Agim Agushi është futur përsëri në librin e rekordeve “Guinness”. Zhongleri kosovar e ka regjistruar rekordin e ri botëror sot në Viti të Kamenicës pasi e veshi/zhveshi 152 herë fanellën sportive derisa po e godiste ndërkohë topin me kokë. Këtë rekord e regjistroi në ditën e pavarësisë së SHBA-ve
Zhongleri kosovar Agim Agushi e ka thyer sot një tjetër rekord botëror, duke e shkruar përsëri emrin e tij në librin e rekordeve të “Guinness”, shkruan Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Në fakt, Agushi e ka regjistruar rekordin e ri në vendlindjen e tij, në Viti, ndërsa e ka zgjedhur 4 korrikun, një datë speciale, respektivisht për t’i nderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ditën e pavarëisë së saj.
Këtë herë, rekordi i Agushit nuk ishte aspak i zakontë. Ai e veshi dhe e zhveshi fanellën për më shumë se 100 herë duke e goditur topin me kokë, gjë të cilën nuk ka arritur ta bëjë askush në botë deri tash.
“4-Korrik 2029/Viti. Eďhe një rekord i ri GUINNESS në Viti. 152 Veshje-zhveshje te faneles sportive”, ka shkruar Agushi në Facebook.