Jeton në Suedi, por po bën muzikë mjaft të bukur. Derisa shumica mundohen me këngë komerciale, Aggro realizon këngë të mirëfillta dhe me mesazhe sensibilizuese. Këngëtari vjen në një bisedë të shkurtë për InfraRed të gazetës KOHA
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Sapo keni publikuar projektin e ri muzikor që është pritur mirë nga publiku, si ju bën të ndiheni ky fakt?
Ndihem shumë mirë, kemi arritur të përcjellim një mesazh vetëdijësues për shqiptarët, sidomos për mërgimtarët duke e ditur që vala e tyre për pushime po vjen.
KOHA: Në kohën kur të gjithë publikojnë këngë komerciale, ke bërë një tekst shumë të ndjeshëm, ideja e këtij projekti?
Ideja ishte spontane, ishim duke biseduar rreth aksidenteve që ndodhin dhe lindi si ide në realizimin e projektit.
KOHA: Cilët janë bashkëpunëtorët e projektit 220KM?
Për tekstin është kujdesur Mc Qoppa, muzikën Vizion Records, kurse video Max Production.
KOHA: Ke nisur ndonjë projekt për këngë tjetër të re dhe kur mund të ndodh?
Po kemi nisur tashmë së shpejti do editohet.
KOHA: Do jetë bashkëpunim apo këngë solo?
Do jetë bashkëpunim, artisti mbetet surprizë.
KOHA: Ndonjë mesazh për përkrahësit?
Falënderoj të gjithë nga zemra për përkrahjen.