Afron Botërori i Katarit; ja cilët janë 3 futbollistët më të kërkuar në internet

Pavarësisht përjashtimit të kombëtares axurre nga Botërori i Katarit, përdoruesit italianë të internetit po e ndjekin me shumë interes atë që po ndodh. Sipas një sondazhi të “Semrush”, protagonistët e Kupës së Botës që zgjojnë më shumë interes janë Cristiano Ronaldo, me një mesatare prej gati 14 milionë kërkimesh në internet; Lionel Messi me 8 milionë dhe në vendin e tretë Neymar, me pak më shumë se 6 milionë hyrje në motorët e kërkimit.

Duhet theksuar se një arsye tjetër e interesimit për Ronaldon dhe Messin është fakti se Botërori i FIFA-s në Katar do të jetë kompeticioni i fundit botëror në të cilin do t’i shohim të dy duke luajtur. Messi, 35 vjeç, ka konfirmuar se ky do të jetë Botërori i fundit, ndërsa Ronaldo, 37 vjeç, tha se “mund të jetë i fundit”.

Deklarata që kanë ngjallur kuriozitet të madh, duke i bërë edhe më të njohur në rrjet dhe shumë më të klikuar se katër vite më parë. Të interesuarit për këtë lloj hulumtimi janë kryesisht meshkuj (67%), të moshës ndërmjet 25 dhe 34 vjeç (30%) dhe 35 e 44 vjeç (21%).

Advertisements

Nëse, nga ana tjetër, marrim në konsideratë ritmin e rritjes së popullaritetit online vitin e fundit, skeptri i shkon brazilianit Casemiro, i cili u rrit me 394%, i ndjekur nga Frenkie de Jong dhe Sadio Mané. Nëse numërojmë 4 vitet e fundit, nga viti 2018 deri në vitin 2022, Pedri shënoi rritjen më të madhe (+47.000 për qind), i ndjekur nga Antoni (2.100%).

Të dy ishin shumë pak të njohur në kohën e Botërorit të fundit dhe kërkimet në lidhje me ta ishin afër zeros. Duke marrë në konsideratë vetëm ata që kishin filluar tashmë karrierën e tyre, lojtari me rritjen më të madhe është Harry Maguire, me +1500%. , i ndjekur nga Casemiro dhe Robert Lewandowski.